Hiri, sërish probleme në fluturime

Probleme të reja për ata që duan të fluturojnë në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, për shkak të resë së hirit të provokuar nga aktivitetit vullkanik në Islandë, i cili që prej një muaji po krijon probleme për fluturimet në të gjithë Evropën. Sipas parashikimeve metereologjike, ministria britanike e transporteve ka deklaruar se një pjesë e hapësirës ajrore britanike mund të mbyllet dhe se situata mund të qëndrojë e pandryshueshme deri të martën e javës së ardhshme.
Më pas era duhet të ndërrojë drejtim, sipas zyrës kombëtare metereologjike. Mbyllja e hapësirës ajrore mund të ndikojë më shumë në juglindje të vendit ku dhe ndodhen aeroportet më të populluara të vendit si Hithrou, Getuick dhe Stansted, në Londër. Nga ana e tij zëdhënësi i kontrollit të trafikur ajror në Gjermani është shprehur se dhe hapësira ajrore e vendit të tij mund të preket nga reha e hirit vullkanik por nuk ka shumë mundësi që kjo të kushtëzojë fluturimet.
Gjithsesi cdo vendim do të merret pas vlerësimit të situatës. Reja e hirit kishte krijuar vështirësi të mëdha për rreth një javënë mes të muajit prill, ku me qindra fluturime u anuluan dhe me miliona pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroportet evropiane. Që nga ai moment u bënë të domosdosshme mbyllje të shkurtra të një pjese të madhe të hapësirës ajrore në Spanjë, Portugali, Irlandë dhe Gjermani.
Dorina Gusmari