BE fton Cameronin për bashkëpunim
Me marrjen e postit të kryeministrit nga David Cameroni në Britaninë e Madhe, zyrtarët evropianë shpresojnë që liberal-demokratët në koalicionin e ri do ta zbusin qëndrimin euroskeptik të konservatorëve.
Në pjesë kyçe e manifestit zgjedhor të konservatorëve britanikë bën fjalë për rimarrjen e fuqive nga Brukseli. Por, askush në Bruksel nuk është krejt i sigurt, se sa larg do të shkojë qeveria e re britanike për të mbrojtur këto interesa kombëtare, veçanërisht tani që liberal-demokratët janë pjesë e udhëheqjes së re të saj.
Drejtori i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane (EPC), John Wyles, thotë se për momentin nuk ka gjasa të ketë përplasje të mëdha politike midis konservatorëve dhe liberal-demokratëve, sepse liberal-demokratët kanë qenë mjaft të papërcaktuar në lidhje me Evropën.
Ai beson gjithashtu se qeveria e re britanike do të jetë tepër e zënë me problemet e brendshme.
"Koha dhe energjia e Cameronit do të jenë shumë të pakta për të nisur një betejë me Evropën. Dhe po qe se nuk do të ketë zhvillime politike madhore, ai me siguri që nuk do të kërkojë të krijojë të tilla."
Dhe deri tani qeveria e re britanike ka sinjalizuar se për sa i takon Bashkimit Evropian, punët do të vazhdojnë normalisht. Megjithatë, zyrtarët e BE-së janë duke e parë me kujdes ministrin e ri të Jashtëm britanik, William Hague, i cili më parë ua uli rëndësinë dallimeve politike mbi Bashkimin Evropian.
Por, ai e përjashtoi mundësinë e integrimit të mëtejshëm evropian.