Trazira në Tajlandë, 24 të vdekur
Një qetësi e brishtë mbizotëron në lagjen e Bangkok të uzurpuar nga manifestuesit anti qeveritarë, pas përplasjeve të dhunshme që shkaktuan 24 të vdekur që nga dita e enjte. Kryeministri i vendit ka bërë sërish thirrje për një zgjidhje paqësore të kësaj krize, që nis të shqetësojë edhe më shumë vende të huaja. Përgjigja e liderit të këmishave të kuqe ka qenë një apel për ndërhyrjen e mbretit. “Vetëm ai mund të ndalojë dhunën,” ndërkohë që ushtria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Edhe pse gjendja duket e qetë burime të ushtrisë kanë thënë se duan të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në disa prej lagjeve të kryeqytetit Bangkok. Një nga liderët e protestës është shprehur se tashmë nuk ka asnjë mundësi tjetër përvec se të shpresojnë në ndërhyrjen e mbretit, pasi shumë tajlandezë mendojnë se ai është shpresa e vetme.
Mbreti 82 vjecar ka ndërhyrë edhe herë të tjera në momente krize politike. Por i ndodhur në spital që nga muaji shtator i vitit të kaluar ai ende nuk është shprehur për protestat dhe dhunënë që ka derivuar. Vetëm në fund të muajit prill të këtij viti ai ka dalë në një d;eklaratë për shtyp duke i kërkuar gjukatësve të bëjnë punën e tyre por pa përmendur situatën aktuale.
Mbreti Bumibol, që është në fron që nga viti 1946 nuk ka asnjë fuqi kushtetuese por ka një influencë psikologjike dhe një autoritet morak që e bëjën të jetë i vemti person në gjendje për të zgjidhur krizën.
Dorina Gusmari
< I mëparshmi