E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft aksidentalisht zbulon rrjetin e ri social

Një ekip pune në Microsoft aksidentalisht zbuloi rrjetin e ri social “Tulalip”, i cili mbahej sekret nga kompania. Ekipi e publikoi faqen e re në mënyrë aksidentale në “Socl.com”.

Projekti i quajtur “Tulalip” duket se lejon të kërkosh informacionet më lehtë dhe të shkëmbesh informacion akoma me lehtësisht se ne rrjetet e tjera sociale. Duket se në të përfshihej mundësia të lidhesh me anë të Facebook apo Twitter.

Faqja e publikuar aksidentalisht u hoq menjëherë nga Microsoft dhe u zëvendësua me mbishkrimin: “Faleminderit që na vizituat. Socl.com është një prjekt i brendshëm i Microsoft, i cili gabimisht u publikua në rrjet. Ju kërkojmë ndjesë”.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›