E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu kritikon kakofoninë e BE-së

ATHINË - Kryeministri grek Jorgos Papandreu, i kërkoi drejtuesve europianë t'i japin fund kakofonisë mbi recetat për krizën e borxhit grek që kërcënon të përhapet.

"Nuk ka vend për pavendosmëri dhe gabime",- paralajmëroi Papandreu.

Në një letër për kreun e radhës të ministrave të Financave të zonës euro Jean-Claude Juncker, shefi i qeverisë greke shprehu keqardhjen që drejtues europianë kanë lejuar veten të shkojnë deri në kakofoni, në vend që të bien dakord për një plan të përbashkët, duke shkaktuar kështu më tepër panik.

"Sot, ka më tepër nevojë se kurrë për të shmangur gabimet e të kaluarës. Eurogrupi duhet të japë mesazhe të qarta se ka një vullnet të fuqishëm për të mbështetur programin ambicioz të Greqisë për reforma ekonomike",- deklaroi Papandreu

Ndërkohë kryeministri grek deklaroi se vendi i tij po ‘paguan cmimin e një ekperimenti të tepruar.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›