Harry Potter, historia përfundon, premierë botërore
TIRANË- Filmi ‘Harry Potter 7’, pjesa e dytë, do të shfaqet që prej 15 korrikut premierë botërore edhe në sallat e kinemave të kryeqytetit, kësaj here në teknologjinë 3D.
Me këtë film, i pari që është xhiruar në 3D, përfundon edhe saga e magjistarit, një seri e suksesshme filmike që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në kinematë anembanë botës.
Pjesa e fundit e sagës mbi magjistarin Harry Potter pasqyron betejën finale mes së mirës dhe së keqës. Aktori protagonist Daniel Radcliffe, që ka interpretuar në të gjithë filmat, është shprehur shumë i kënaqur me fundin e filmit. Për studion hollivudiane ‘Warner Bros’ kjo sagë ka sjellë deri tani përfitimin prej 6.4 miliardë dollarë.
Adhuruesit e Harry Potter janë përgatitur tashmë për t’i dhënë lamtumirën magjistarit aventurier dhe personazheve të tjerë, të cilët i kanë shoqëruar në realizimet kinematografike që prej vitit 2001.
Filmat e Harry Potter janë frymëzuar nga seria e romaneve fantazi e triller të autores britanike J.K. Rowling, e cila ka filluar t’i botojë librat në vitin 1997, duke përfunduar sagën 10 vjet më pas, në vitin 2007.
Të gjitha seritë e librave janë përkthyer edhe në shqip, duke përshfirë edhe librin e fundit, “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes", i dalë në shitje në maj të vitit 2008. Të gjithë ata që e kanë lexuar tashmë edhe librin e fundit e dinë si përfundon historia e magjistarit Potter.
Pjesa e pare e ‘Harry Potter dhe dhurata e vdekjes’, e shfaqur vitin e kaluar, mban rekordin për premierën 3 ditore dhe për numrin më të madh të biletave të shitura në një ditë të vetme.
Harry Potter 7 pjesa e dytë do të shfaqet në sallën e Kinema Millenium, në të gjitha oraret, ndërkohë që pritet të shfaqet njëkohësisht edhe në rjetin e Kinemave Imperial.
(e.m/atsh/BalkanWeb)