Gruevski-Ahmeti përfundojnë negociatat për qeverinë e re
SHKUP- Nikolla Gruevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kanë përfunduar negociatat për formimin e koalicionit qeveritar.
Mediat vendase bëjnë me dije se negociatat janë mbyllur dhe se gjatë dy ditëve në vijim do të dorëzohet përbërja e re qeveritare dhe programi i Qeverisë në Parlament.
Mësohet se BDI do të marrë Ndërmarrjen ‘Rrugët e Maqedonisë’, Drejtorinë e Fondit Shëndetësor dhe Policinë Pyjore.
Ndërkohë Drejtoritë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doganat dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i takoj VMRO-DPMNE.
BDI do të udhëheq nga 75 drejtori do të udhëheqë 30 prej tyre, si dhe poste tjera udhëheqëse në nivelet më të ulta.
Nga marrëveshja politike është arritur marrëveshje për zgjidhjen e statusit të UCK-së, mbylljen e rasteve të Hagës, por edhe sigurimi i dëmshpërblimeve për të shpërngulurit maqedonas dhe serb nga zonat e krizës të vitit 2001.
Gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në tërë vendin, por ajo do të ketë një përdorim më të gjërë të rregulluar me propozim-ligj plotësues.
Partnerët e koalicionit kanë rënë dakort edhe për precizimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare, pas anulimit të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij ligji, përdorimi i simboleve është i lejuar në komunat me popullsi shqiptare prej mbi 50 për qind.
(e.m/ina/BalkanWeb)