Berat, tifozët bllokojnë rrugën e djegin goma
BERAT- Për minuta të tëra rruga kryesore që lidh Beratin dhe Skraparin ka ngelur e bllokuar si pasojë e një proteste të zhvilluar nga tifozët e ekipit të futbollit Tomorri në këtë qytet.
Dhjetra të rinj beratas janë mbledhur përpara bashkisë së këtij qyteti për të protestuar ndaj mosplotësimit të kushteve nga pushteti lokal, gjë që sipas tyre u bë shkak që presidenti i ekipit të futbollit Ali Dyrmishi të jepte dorëheqjen pak ditë më parë.
Tifozët janë mbledhur rreth orës 9.30 në aksin rrugor Agjenci-Kombinat, ndërsa kanë djegur goma dhe kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së bashkisë. Ata kanë bërë përgjegjës kryetarin e bashkisë Fadil Nasufi, i cili sipas tyre nuk ka plotësuar kushtet e vëna nga ish-presidenti Dyrmishi, gjë që e detyroi atë të largohej vetëm pak ditë pasi ekipi u ngjit në Superligë.
Protestuesit i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë që të marrë menjëherë masa për plotësimin e kushteve të parashtruara nga ana e Dyrmishit, me qëllim rikthimin e tij. “Jemi mbledhur këtu për arsyen e vetme që Ali Dyrmishi, ish-presidenti i Tomorrit të rikthehet në drejtimin ekipit”, u shpreh një protestuese. Ali Dyrmishi i ka parashtruar disa kërkesa dhe disa kushte kryetarit të bashkisë Fadil Nasufi, që lidhen me rregullimin e stadiumit të ri, rregullimin e fushës së vjetër dhe gjithashtu edhe heqja e sekretarit të klubit Tomorri.
Protestuesit janë shpërndarë pas rreth 30 minutash, pas ndërhyrjes edhe të punonjësve të policisë. Ndërkaq, nga ana e bashkisë ende nuk ka pasur një reagim zyrtar në lidhje më këtë situatë të krijuar, ndërkohë që një javë më parë vetë kreu i bashkisë Fadil Nasufi i bëri thirrjë të gjithë biznesmenëve, veçanërisht ish-presidentit Ali Dyrmishi, që të afrohen pranë klubit Tomorri.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)