E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu në SHBA, për asamblenë e OKB

ATHINE-Sot kryeministri grek Papandreu niset drejt SHBA, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Papandreu shoqërohet nga ministri i Jashtëm Lambrinidis Stavros, dhe zëvendësministri i Jashtëm Dimitris Dollis.

Kryeministri grek do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Mun dhe drejtuesit e organizatave të mëdha euro-amerikane. Programi përfshin një takim me homologun e tij turk Tajip Erdogan, presidentin e Qipros Demetris Kristofias etj.

Papandreu do të takohet gjithashtu me shefen e FMN, Christine Lagarde më 20 shtator, dhe do të flasë në sesionin e Asamblesë së OKB-së Përgjithshme më 23 shtator. Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, do të kryesojë një mbledhje të Byrosë së Internacionales Socialiste.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›