Rritet tensioni në veri të Kosovës

Mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës, vetëm pak orë para nisjes së operacionit të qeverisë së Kosovës, për të marrë kontrollin e dy pikave kufitare.
Mediat raportojnë se drejt veriut të Kosovës janë nisur në orët e vona edhe i ashtëquajturi Ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç dhe shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç.
Mediat raportojnë se qëllimi i tyre është mbështetja për serbët lokalë në përpjekje për të penguar forcat e autoritetet kosovare që të vendosen në pikat kufitare në veri.
Qeveria e Kosovës pritet të nisë sot një operacion për të marrë kontrollin e pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.