E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, në pritje të lirimit të dy alpinistëve amerikanë nga Irani

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se Uashingtoni është duke pritur lirimin e dy alpinistëve amerikanë nga Irani ndërsa ka shtuar se shpreson që kjo të ndodh së shpejti.

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, në një intervistë për televizionin amerikan se Shon Bauer dhe Xhosh Fatal do të liroheshin si shenjë dashamirësie ndaj krerëve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sidoqoftë, gjykata iraniane njoftoi më 14 shtator se nuk mund të pritet që në të ardhmën e afërt të ndodhë lirimi.

Bauer dhe Fatal akuzohen për spiunazh pasi hyn në Iran përmes Irakut në korrik të vitit 2009.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›