E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i rëndësishëm i Ecofin, Greqia raporton

ATHINE-Kriza ekonomike dhe financiare në BE dhe kuadri i disiplinës fiskale është fokusi i takimit të Ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së (Ecofin), i cili zhvillohet sot dhe nesër në Wroclaw, Poloni.
Në këtë takim të rëndëishëm ndodhet edhe ministri grek i Financave Evangelos Venizelos. Mbledhja e Eurogrup do të zhvillohet në prani të Sekretarit amerikan të Thesarit Timothy Geithner.
Dje në mbrëmje zëvendëskryeministri dhe ministri grek i Financave ai u takua me homologun e tij gjerman Wolfgang Schäuble, dhe zyrtarë të tjerë evropianë të cilëve iu përsëriti vendimin e Greqisë për të mbajtur angazhimet e saj. Evangelos Venizelos, pritet të informojë kolegët e tij në të gjitha vendimet e fundit të qeverisë për të përshpejtuar reformat.

"Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në nxitjen e rritjes dhe punësimit" nëpërmjet planit të rimëkëmbjes të paraqitur nga Presidenti Barak Obama, do të diskutojnë me homologët evropianë për rritjen globale ekonomike dhe vazhdimin e bashkëpunimit në drejtim të reformimit të sistemit financiar ", tha sekretari amerikan i Thesarit.

Nga ana e saj në një fjalim në Uashington, drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, tha se ekonomitë perëndimore janë në një "rreth vicioz" rënduar nga "pavendosmëritë e liderëve politikë" dhe vuri në dukje se mbështeste qëndrimin Merkel-Sarkozy për Greqinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›