Kina nis fushatë kundër bandave kriminale

Autoritetet e sigurisë në Kinë njoftuan se kanë arrestuar afro 2. 200 persona si pjesë e një fushate kombëtare për shkatërrimin e bandave kriminale.
Gazeta shtetërore kineze “China Daily” tha se fushata ka për qëllim luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një fushatë e ngjashme që u zhvillua në vitin e kaluar thuhet se shkatërroi më shumë se 1. 500 banda mafioze.