Greqi, Papandreu nesër në Berlin, takim me Merkel
BERLIN- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, do të jetë në Berlin ku do të zhvillojë nesër bisedime me kancelaren Angela Merkel. Merkel ka deklaruar se "që të lejohet një ndalim pagesash nga ana e Greqisë do të thotë të shkatërrohet klima e besimit e investitorëve në Eurozonë", dhe atëherë "mundet që me zhvillimin që do të marrin gjërat, të përhapet klima katastrofale".
"Nevojitet të bëjmë hapa, të cilat do të mundim t'i kontrollojmë. Mirëpo, ajo që nuk mund të bëjmë është të shkatërrojmë klimën e besimit të investitorëve në mesin e rrugës dhe të shkojmë në një situatë kur do të themi: Përderisa e bëmë këtë në, atëherë do ta bëjmë edhe për Spanjën, edhe për Belgjikën e për çdo vend tjetër. Atëherë, pra, as edhe një person fizik nuk do të vendosë më para në Bashkimin Europian", theksoi kancelarja Merkel. Më tej, Merkel tha se ajo "ka besim tek FMN" sa i përket mënyrës së menaxhimit të krizës së borxhit grek, por edhe "mbështet" tezën e FMN se "borxhi grek është i qëndrueshëm".
Nga ana e vet, Jorgos Papandreu, në një mesazh drejtuar Internacionales Socialiste, si president i saj, thekson se "sot situata ekonomike botërore bëhet përherë e më e brishtë dhe fundi i krizës duket ende larg. Kërcënohet sektori bankar, stabiliteti i ekonomive të zhvilluara dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e objektivave të Mijëvjeçarit të OKB". Duke iu referuar Greqisë, kryeministri thekson se vendi gjendet në "syrin e ciklonit" me qeverinë dhe qytetarët të përballen me sfida kolosale dhe shton se po implementohet një program shumë i rreptë kufizimesh, duke promovuar njëkohësisht një sërë reformash pa precedent dhe gjithë këto përmes një mjedisi ekonomik ndërkombëtar jashtëzakonisht të vështirë.
"Në përgjigje të gjithë atyre që vënë në dyshim përpjekjet tona, jemi krenarë pse mund të pretendojmë se në 2010 arritëm uljen më të madhe të deficitit në eurozonë, 5%, nga 36 miliardë euro në 24. Shpenzimet primare shtetërore u reduktuan me 10 miliardë euro", nënvizon Papandreu duke shtuar se mbetet ende shumë për t'u bërë, kryesisht në reformat strukturore, "që do ta bëjnë vendin tonë përsëri konkurrues dhe do të na lejojnë të arrijmë zhvillim, borxh të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës".
(m.a/BalkanWeb)