Tiranë, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të kërkuar për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Avni Tahiraj 51 vjeç dhe Vesel Hasani 54 vjeç pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" në bashkëpunim si dhe "Grupit të strukturuar krimininal".
Sipas policisë arrestimi i Tahirajt u realizua në afërsi të rrugës "Jordan Misja", ndërsa shtetasi Vesel Hasani u arrestuar në Vorë.
Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.