Gjykata e Apelit shqyrton dosjen e Aldo Bares
TIRANË- Gjykata e Apelit do të japë më 3 tetor vendimin për Aldo Baren. Sot të dyja palët si prokuroria dhe mbrojtja kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila e ka dënuar kreun e bandës së Lushnjes me burg përjetë.
Prokuroria pretendon se Gjykata e Krimeve të Rënda ka vepruar me dy standarte në gjykimin e Bares. Ndërsa avokati i tij thotë se Bare është dënuar 2 herë për një vepër penale.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë më 28 mars të vitit 2011 vendimin “burg për jetë” për kryetarin e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Trupi gjykues e ka shpallur Baren fajtor për 5 vrasje duke vendosur dënimin maksimal për veprat penale. Duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë, Aldo Bare është përgjegjës fajtor për akuzat: "Vrasje me paramendim" të shtetasit Genci Kashari, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Masar Aliu, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Xhevat Demiri, "Vrasje me paramendim" të shtetasit Nimet Zenelit, "Vrasje me paramendim" të mbetur në tentativë të shtetasit Artur Daja, "Vrasje me paramendim", të mbetur në tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu.
(m.a/BalkanWeb)