E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon dita e 8-të e grevës së urisë, ende asnjë zgjidhje

Minatorët e Bulqizës vijuan sot grevën e urisë në pritje që ACR-ja të plotësojë kërkesën e tyre për të larguar drejtorin e minierës.

Në ditën e 8 të grevës së urisë është përkeqësuar gjendja shëndetësore e disa prej minatorëve të cilët nuk kanë pranuar të marrin ndihmën mjekësore në spital.

Minatorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre duke bllokuar rrugën nacionale dhe gjithashtu nuk do të dërgojnë edhe fëmijët në shkollë.

Ndërkohë ACR-ja ka deklaruar më herët se ka pranuar të gjitha kërkesat e minatorëve, si rritjen e pagës me 20 përqind, pagesën e plotë të një muaji greve, pagën e 13-të, nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve në minierë dhe të sigurisë në punë.

Një nga kërkesat për të cilat minatorët nuk pranojnë kompromis është largimi i drejtorit të minierës, Medat Zogu, kërkesë kjo që nuk pranohet nga ACR-ja dhe mban peng zgjidhjen e situatës në Bulqizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›