E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu takon Papulias, të martën me Samaras

ATHINE-Kryeministri grek Jorgos Papandreu zhvilloi sot një takim me presidentin e vendit Karolos Papulias.
"Është java më kritike për Evropën dhe Greqinë," tha Papandreu gjatë takimit, duke shtuar se “vendimet që do të merren këtë javë, do të përcaktojnë fatin e eurozonës”.

Papandreu iu dërgoi një thirrje të gjithë aktorëve të jetës politike greke për të treguar unitet dhe ndjenjë përgjegjësie, në mënyrë që qeveria të shkojë në takimin e së dielës me kokën lart.

“Kërkohet qetësi dhe seriozitet, për të marrë vendimet e duhura", theksoi Kryeministri, duke iu referuar qëndrimit që do të mbajë Greqia si në takimin e Eurogroupit të premten, ashtu edhe në Samitin e ardhshëm të BE të dielën, me 23 Tetor.

Ndërkaq njoftohet se Presidenti i partisë në opozitë Demokracia e Re Antonis Samaras, do të takohet të martën me kryeministrin Jorgos Papandreu dhe në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimet ekonomike në vend, në funksion të Samitit të 23 tetorit.

Kryeministri ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter, se takimi me z. Samaras do të jetë e martën në orën 19:00.

Pritet që Papandreu të ketë kontakte edhe me udhëheqës të tjerë politikë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi to.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›