PS, Klosi: Në Kongres s'do ketë përjashtime
TIRANE- Blendi Klosi i cili ka edhe postin e sekretarit organizativ në Partinë Socialiste në një intervistë për NEWS 24 , komenton situatën para mbajtjes së Kongresit më 5 nëntor. Klosi hedh poshtë zërat se në këtë takim do të ketë përjashtime apo ndryshime në statut. Megjithatë ai sqaron se selia rozë pranon mendimin ndryshe, por jo veprimin në kundërshtim me vendimet e organeve drejtuese.
“Këto janë teori të cilat nuk i shkojnë mendimit ndryshe, Partia Socialiste ka dëshmuar në të gjithë jetëgjatësinë e saj, si një parti që ka pranuar debatin mendimin ndryshme, por jo veprimin në kundërshtim me vendimet e organeve drejtuese. Në traditën tonë nuk është tradita agresive. Bën karrierë duke punuar pranë elektoratit dhe duke marrë votën nga ai”- deklaroi Klosi në një intervistë për gazetarin e NEWS24, Arbër Hitaj
Përsa i përket përzgjdhjes së delegatëve Sekretari Organizativ i Socialistëve , tha se ka përfunduar faza e parë e përzgjedhjes së emrave të delegatëve për në Kongres dhe votimi do mbahet në 22 tetor. Gjithashu ai sqaron se procesi është transparent dhe jo i komanduar nga qëndra.
“Zgjedhjet që kanë ndodhur në qendrat e votimit janë më të rëndësishme. Ato jkanë prodhuar kryetarët e organizatave, si dhe propozimet për delegatët e kongresit. Propozimet janë shqyrtuar në mbledhjet e asambleve të rretheve dhe në datën 22 të këtij muaji do të bëjmë votimin me parimin një anëtar një votë për të zgjedhur rreth 820 delegatë."- vazhdoi më tej sekretari organizativ në Partinë Socialiste.
Sipas Klosit në këtë kongres do të zgjidhen njerëzit më të mirë që opozita ka në rrethe , të cilët me pas do të jenë armata për zgjedhjet parlamentare të 2013.
(s.g/balkanWeb)