E Diel, 1 Nëntor 2026

Apple shet 4 milionë Iphones 4S vetëm në një fundjave

NJU JORK- Kompania informatike Apple njoftoi sot se ka shitur më tepër se katër milionë celularë të modelit të saj të ri iPhone 4S gjatë tri ditëve të para të shitjes.

"Telefoni iPhone pati një nisje të shkëlqyer me shijen e më tepër se 4 milionë aparateve në fundjavë: një rekord për një telefon dhe më tepër se dyfishi në krahasim me fillimin e iPhone 4" në qershor 2010", theksoi drejtori i marketingut të kompanisë Apple Philip Schiller, i cituar në një komunikatë.

Për veç kësaj sistemi i shfrytëzimit për aparatet celularë të Apple, iOS5, është përdorur tashmë nga më tepër se 25 milionë përdorues pesë ditë pas fillimit të tij dhe më tepër se 20 milionë përdorues përdorin sistemin e ruajtjes së të dhënave në internet iCloud.

Celulari iPhone 4S, një aparat i pajisur me një program të sofistikuar komandash vokale me emrin Siri, është në shitje që prej të premtes në shtatë vende: Shtetet e Bashkuara, Francë, Kanada, Gjermani, Japoni, Mbretëri e Bashkuara dhe Australi. Ai pritet të dalë më 28 tetor në 22 vende të tjera. Vlera e tij shkon nga 200 deri në 400 dollarë sipas kapacitetit të tij të grumbullimit të të dhënave.

Të premten, magazinat e Apple dyqanet e operatorëve telefonikë janë ndeshur me një vërshim blerësish në shtatë vendet ku aparati u vu në shitje, më pak se 10 ditë pas vdekjes së bashkëthemeluesit mit të shoqërisë Steve Jobs.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›