Mitrovica, Ban Ki Moon: Kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm
BERNE- Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm.
“Kërkoj nga Beogradi dhe Prishtina që t’i zgjidhin të gjitha çështjet që janë në pritje dhe është e papranueshme që kufijtë të jenë të bllokuar”, tha ai. “I kam takuar përfaqësuesit e të dyja qeverive gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York dhe u thashe se duhet t’i zgjidhin të gjitha mosmarreveshjet përmes dialogut”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjatë qëndrimit të tij në Bernë.
Nga ana e tyre liderët e serbëve në pjesën veriore të Kosovës thonë se nuk do t’i largojnë barrikadat deri të martën. Njëri nga liderët serbë, Sllavisha Ristiç, tha sot se serbët nuk do t’i largojnë barrikadat pasi ata dëshirojnë ta mbrojnë “vendin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)