Kapen 30 kg drogë në autobusin e linjës Gjirokastër- Tiranë
TEPELENE- Një sasi prej 30 kg mariuhanë është sekuestruar sot pasdite në autobuzin e linjës kombëtare, Tiranë-Gjirokastër. Gjithashtu janë shoqëruar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.
Autobusi po vinte drejt Tiranës dhe kontrolli i tij u krye rreth 6 km larg qytetit të Memaliajt.
Policia lokale, e mbërritur në vendngjarje, ka bllokuar autobuzin dhe po merr në pyetje të gjithë pasagjerët, ndërsa ka nisur hetimet për të mësuar mbi origjinën dhe destinacionin e drogës.
(s.g/BalkanWeb)