E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu takon sot kreun e opozitës, Samaras

ATHINE- Kryeministri Jorgos Papandreu do të ketë një takim sot pasdite me kryetarin e opozitës Antonis Samaras, në funksion të takimit të 23 tetorit, për krizën në Greqi.

Kryeministri ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se takimi me z. Samaras do të zhvillohet në orën 19:00. Pritet që Papandreu të ketë kontakte edhe me udhëheqës të tjerë politikë.

Dje kryeministri u takua me Presidentin e Republikës Karolos Papulias dhe pas përfundimit të këtij takimi bëri thirrje për unitet dhe bashkim.

Nesër dhe pasnesër arrijnë kulmin reagimet e qytetarëve për masat e reja të qeverisë, me grevën 48-orëshe të sindikatave. Të enjten Parlamenti do të ndërmarrë një votim kritik për projektligjet që lidhen me shkurtimet në paga dhe vende pune, ndërsa të dielën priten zhvillimet e Samitit për krizën e borxheve, problemin grek dhe "prerjen e borxhit të Greqisë".
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›