E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes shqiptari, hyri në mënyrë të paligjshme në Britani

BRITANI- Një i ri shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe humbi jetën ndërsa ra nga një tren me shpejtësi të larte të tipit Eurostar.

22-vjecari po dilte nga Britania vullnetarisht kur ai ra nga treni në afërsi të vendit Pankras në Londër .

Shqiptari kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani nga Brukseli, por autoritetet refuzuan qëndrimin në këtë vend.

Vdekja e shqiptarit po trajtohet si aksidentale ndërsa ky rast krijoi vonesa të gjata prej më shumë se tre orësh në shërbimin e Eurostar për shkak të hetimit të nisur nga policia.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›