E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK mbledh shqiptarët në Romë, Spahiu: Kthehuni të ndërtojmë Shqipërinë Europiane

ROMË- Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur në kryeqytetin italjan Romë. Qindra shqiptarë kanë mbështetur aleancën në krye të të cilit ishin nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu dhe futbollisti Lorik Cana.

Cana u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë ti bashkohen Aleancës, pasi kjo lëvizje përbën një patriotizem modern.

Ndërkohë nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu u bëri thirrje emigrantëve tu mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre.

Spahiu artikuloi shqetësimin se 50% e fëmijëve nuk flasin shqip dhe shumë shqiptarë që jetojnë në këtë vend rrezikojnë të asimilohen.

Spahiu u bëri thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri të ndërtojnë sic u shpreh ai Shqipërinë Europiane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›