Bashkia Tiranë marrëveshje me IFC për procedurat administrative
TIRANE- IFC anëtare e grupit të Bankës Botërore nënshkroi sot me Bashkinë e Tiranës marrëveshjen për të lehtësuar procedurat administrative në nivelin vendor që lidhen me veprimtarinë e bizneseve.
Marrëveshja synon thjeshtëzimin e procedurave për biznesin dhe i hap rrugë krijimit të ‘One stop shop-it’ për Tiranën cka do të thotë marrja e lejeve dhe licensave në një kohë sa më optimale dhe me kosto sa më të ulët.
Tirana është bashkia e 4-tërt që përshihet në projektin e IFC.
Sipas kreut të Bashkisë Lulzim Basha kjo synon edhe tërheqjen e investitorëve të rinj në Tiranë.
Më herët IFC ka bashkëpunar me tre bashki të tjera Durrës., Shkodër dhe Vlorë. Vlerësohet se bizneset do të kursejnë cdo vit deri në 6 milionë dollarë si rezultat i thjeshtëzimit të barrierave administrative.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, bashkia marrëveshje me IFC-në për procedurat administrative