Greqi/ Papulias mandaton Papandreun për krijimin e qeverisë së re
Presidenti grek, Karolos Papulias mandatoi sot liderin e PASOK-ut Jorgos Papandreu për formimin e qeverisë së re. Socialistët, të cilët fituan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kanë filluar bisedimet për formimin e kabinetit të ri. Sipas kushtetutës greke, Papandreu duhet që qeverinë e tij ta formojë në një afat prej tre ditësh. "Nevojitet t'i bashkojmë forcat duke marrë parasysh atë që para nesh janë përgjegjësi të mëdha", tha Papandreu gjatë hyrjes në godinën presidenciale.
Papulias i kërkoi Papandreut të përmbushë premtimet për ndryshimet rrënjësore dhe reformimin e vendit. Ndërkohë, kryeministri i deritanishëm grek, Kostas Karamanlis i dorëzoi dorëheqjen e tij presidentit Papulias