E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kërcënohet sërish nga terrorizmi

Gjermania kërcënohet sërish nga terrorizmi. Kërcënimi terrorist i radhës që i bëhet Gjermanisë është se në datat 11,18 ose 25 tetor do të goditet qyteti gjerman i Kielit me një atentat. Ky kërcënim është transmetuar në web site-n fondamentalist muslim.net
Mesazhi, që është shkruar nga një anëtar i forumit, është transmetuar pranë videove kërcënuese të Osama bin Laden dhe Ayman al Zawahri.
Në mesazhin e tij, vizitori i faqes së internetit përcakton vendin dhe datat e mundshme të atentatit, por pa sqaruar natyrën e tij. Qyteti i Kielit është zgjedhur pasi në të ndodhet një xhami sheite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›