Greqi: Përfundon fushata zgjedhore, nesër votohet

Aleksis Tsipras
Mbrëmë u mbyll fushata zgjedhore në Greqi, për ti lënë radhën heshtjes 24-orëshe para së dielës së votimit. Sondazhet e fundit kanë treguar se Demokracia e Re dhe Syriza janë shumë afër njëra-tjetrës. Gjithçka vendoset të dielën. Kompanitë e basteve janë të ndara në gjykime, tri prej tyre mbështesin Demokracinë e Re dhe dy Syriza-n si fituese të zgjedhjeve. Ndërsa gazeta Financial Times, në degën e saj në Gjermani, me një titull të shkruar në greqisht u bën thirrje grekëve të mos mbështesin demagogun Aleksis Tsipras, por Demokracinë e Re. Vendi juaj duhet të qëndrojë në euro dhe zgjedhjet e së dielës janë historike pikërisht për këtë, për të ardhmen e Bashkimit Monetar Europian. Grekë të dashur, votoni për procesin e reformave të guximshme, rezistoni ndaj demagogjisë së Alexis Tsipras dhe Syriza-s. Alternativa më e mirë për vendin tuaj do të jetë një qeveri koalicioni, por jo e udhëhequr nga Tsipras, thuhet në Financial Times.