Japonia rindez reaktoret
Japonia ka bërë me dije se do të rindezë dy reaktorët bërthamorë në Japoni për herë të parë që nga black out i krijuar nga kriza e Fukushimës vitin e kaluar.
Reaktori në termocentralin e Ohit, në prefekturën qëndrore të Fukui do të ndizet brenda tre javësh thonë zyrtarët japonezë. Kryeministri Yoshihiko Noda kërkoi mbështetje pasi Japonia këtë verë po përballet me krizën e energjisë. Por publiku i gjerë e kundërshton rivënien në punë të tij. 50 reaktorë në Japoni u mbyllën për një mirëmbajtje rutinë pas katastrofës në Fukushima, pas tërmetit dhe cunamit.
Kryeministri Noda e bëri njoftimin pas takimit me guvernatorin e prefekturës cili i dha miratimin e tij për vendimin. Kryeministri më pas zhvilloi bisedime me ministrin e ekonomisë.
"Tani ne kemi miratimin nga organet kompetente ", tha zoti Noda. Kryeministri i vendit ndërkohë përballet dhe me kundërshtimin e ashpër të publikut dhe mjaft ligjvënësve, të cilët e konsiderojnë si të rrezikshme.
Energjia bërthamore përdoret për të siguruar një të tretën e energjisë elektrike të Japonisë.Qeveria ka kërkuar nga shtëpitë dhe bizneset në disa pjesë të vendit te reduktojne përdorimin e energjisë elektrike me 15 për qind për të shmangur ndërprerjet e mundshme.