Romney nis fushaten ne 6 shtete
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mit Romni nisi fushatën në gjashtë shtete. Takimi i parë u zhvillua në Nju Hempshajër, ku Romni u tha mbështetësve të vet se ditët më të mira të Amerikës shtrihen përpara.
"Planet e presidentit i kanë bërë amerikanët të vënë në dyshim faktin nëse e ardhmja do të jetë po aq e ndritur sa e kaluara. Kjo mungesë besimi në të ardhmen është një urë që nuk e kapërcejmë dot", tha Romni.
Sipas tij, axhenda e madhe e Uashingtonit duhet të marrë parasysh secilin qytet, në Amerikë, të madh apo të vogël. Turi elektoral i Romnit do të fokusohet në vendet e punës dhe rimëkëmbjen ekonomike si Pennsylvania, Ohio, Iowa, Wisconsin dhe Michigan.