E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 50 të vdekur pas një aksidenti në Indi

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga nja aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë dy autobusë me udhëtarë në Indi.

Sipas medieve indiane, dy autobusët janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin, duke shkaktuar edhe lëndimin e të paktën 60 personave.

Ekziston frika e përkeqësimit të bilancit, pasi disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidentet rrugore ku përfshihen mjete të transportit publik janë të shpeshta në Indi, kjo për shkak të amortizimit të këtyre mjeteve, mungesës së kontrolli dhe mbipopullimit të tyre gjatë udhëtimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›