E Diel, 1 Nëntor 2026

Se shpejti misioni i katert kinez ne hapesire

Kina është gati të nis misionin e saj të katërt në hapësirë. Ajo dërgon një ekuipazh prej tri vetësh, duke përfshirë të parën astronaute femër në laboratorin Tiangong në orbitë. Kapsula e Shenzhou 9 është vendosur në bazën e nisjes së anijeve kozmike në shkretëtirën e Gobit, Jiuquan. Ekuipazhi do të shpenzojë më shumë se një javë në orbitë për tu kthyer më pas sërish në tokë.

Misioni komandohet nga Jing Haipeng, i cili po kryen fluturimin e tij të dytë pas pjesëmarrjes në 2008 në Shenzhou 7, misioni i cili përfshiu daljen e parë të Kinës në hapësirë. Dy inxhinierët e Jing udhëtojnë për herë të parë në orbitë.

33-vjeçarja Liu Yang, gjithashtu një pilote ushtarake, i është bashkuar dy kolegëve të saj në bordin e anijes hapësinore “Shenzou 9. Misioni i treshes do të ketë për detyrë të fiksojë një platformë në një stacion hapësinor kinez, që vendi synon ta përdorë si bazë në misionet e ardhshme jashtë Tokës. Liu, e cila menjëherë ka nisur të konsiderohet si një heroinë kombëtare, do të përbushë misionin së bashku me austronautët Jing Haipeng dhe Liu Ëang. Xinhua, në një jetëshkrim të 33-vjeçares, bëri me dije se ajo u rekrutua në Ushtrinë Popullore Kineze si një pilote në vitin 1997, përpara se të shndërrohej në një austronaute në maj 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›