E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, klima efreskët dhe liqenitërheqin turistë të shumtë

POGRADEC- Mijëra turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur liqenin e Pogradecit për të kaluar pushimet verore. Shumë familje kanë zgjedhur Pogradecin nisur nga kushtet e mira që ofrohen kundrejt një pagese të pranueshme dhe të përballueshme për buxhetin familjar. Turistët thonë se preferojnë klimën e këtij qyteti ndërsa kostoja ditore nuk është shumë e lartë.

“Këtu janë cmimet më të ulëta në krahasim me Durrësin dhe Golemin. Pogradeci na pëlqen për ajrin dhe kostoja e një dite në Pogradec është e përballueshme.” thonë turistët.

Qyteti i Pogradecit është dyfishuar në numër pas mbërritjes së turistëve.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›