E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdhi dimri- Mungon energjia

Shqiperia eshte nje vend qe rreth 90 perqind te prodhimit te brendshem te energjise elektrike e siguron nepermjet shfrytezimit te burimeve hidrike. Niveli i prodhimit dhe sheprndarjes se energjise per tregun vendas dhe per eksport eshte ne rradhe te pare ne varesi te kushteve atmosferike. Nese ne dy vitet e kaluara ka patur reshje te shumta te shiut dhe produkti ka qene i bollshem kjo eshte shoqeruar nga ana tjeter me shkaktimin e demeve te konsiderueshme nga permbytjet ne zonat e banuara afer bazeneve te hidrocentraleve. Kete viti kemi nje pamje te kundert. Mungesa e rrjeshjeve te shiut dhe thatesira e tejzgjatur e kane ulur ndjeshem kuoten e ujit ne hidrocentrale duke e cuar ne piken me kritike dhe automatikisht ka nje reduktim drastik te prodhimit vendas. Kompesimi i nevojave nga konsumatoret famijare dhe te biznesit behet nepermjet importit.

Por importi aktualisht eshte ne parametra te ndryshem po te krahasohet me te njejten periudhe te nje viti me pare. Duke qene se te gjitha vendet e rajonit te Ballkanit jane duke kerkuar te importojne pasi dhe ato jane ne veshtiresi prodhimi atehere per ekspertet e Korporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH blerja e energjise ka kosto shume te larte. Per te mbuluar kete shpenzim te tepert duke mos rrezikuar plotesimin e nevojave qe vendi ka per energjine elektrike qeveria shqiptare ka mbeshtetur financiarisht KESH-in per importin e dy muajve te fundit te vitit 2011 me nje fond shtese qe shkon ne afer 4.3 milion euro. Importi ditor i Shqiperise kap nje vlere mesatare ne 16.4 milion kilvat/ore niveli me i larte ne 4 vitet e fundit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pajtim Bello

Por nese ne vijim te sezonit te dimrit dhe ne pranvere do te vijoje te mbisundoje thatesira atehere kjo do te thote se KESH do te kete nevoje per nje kompesim disa here me te madh nga arka e shtetit shqiptar. Mungesa e kushteve atmosferike te pershtatshme koincidon dhe me nje vale ankesash qe ka KESH per mosshlyerje ndaj saj te detyrimeve finaciare nga ana e kompanise ceke CEZ qe menaxhon sheprndarjen e energjise ne tregun shqiptar. Nga ana e saj CEZ-i eshte po kritik se nje liste e gjate debitoresh mes tyre dhe institucione shteterore nuk po e likujdojne nje borxh prej disa dhjetra milion eurosh ne dem te kompanise.

Perballe situates se krijuar ekspertet e sektorit energjitik apelojne per nje vemendje maksimale dhe ndermarrjen e hapave konkrete per normalizmin afatgjate te situates. Pajtim Bello ish zevendesminister i Ekonomise dhe Energjtikes mendon se nuk duhet mbetet vetwm ne leter synimi dhe objektivi i autoriteteve per ta trajtuar si prioritet sektorin energjitik. Riciklimi i krizave kur ne nje periudhe permbyten HEC-et dhe ne nje periudhe te tjeter uji ulet ne kuoten kritike qe bllokon prodhimin e energjise tregon mungese vizioni nga qeveria thote Bello per DW.

Ne rradhe te pare duhet zgjidhur perdorimi me eficence i energjise. Ne Shqiperi ende nje pjese e mire e energjise vidhet dhe nuk faturohet. Dhe keto quhen humbje ne rrjet qe shkojne ne nivelin 40 perqind. Kurse nga energjia e faturuar arketohet vetem 70 perqind. Kur te zgjidhim kete problem ne do te zgjidhim dhe te tjerat qe vijne nje pas nje. Nje ceshtje tjeter eshte respektimi i interkonjuksioneve ne rrjet pra kombinimi i eksportit dhe importit me periudhat kur ka rreshje dhe ka eksport dhe kur ka thatesire dhe duhet importuar. Kjo ka efekt kur sistemi menaxhohet teknikisht dhe jo politikisht. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministria e ekonomise tregtise dhe energjise

Pajtim Bello shikon si nje investim te sigurte orientimin drejt tregjeve rajonale te energjise me ane te te cilit realizohen shkembime ne interes reciprok dhe nuk ndjen oshilacionet e kapriciove te natyres. Kjo sipas tij eshte dhe eleminim apo reduktim i shpenzimeve te larta qe bien ne kurriz te ekonomise shqiptare. Per mendimin tim nje nga rrugezgjidhjet e qarta afatgjate eshte ndertimi i linjes se interkonjuksionit 400 klivolt mes Shqiperise Kosoves thote Bello per DW.

Per mua eshte prioritar sepse krijon mundesine e nje sistemi komplementar prodhim me termo dhe prodhim me uje.

Sipas Bellos autoritetet zyrtare duhet te nisin sa me pare materializim e ketij projekti mes dy vendeve qe pas realizmit do te ndikoje shume pozitivisht jo vetem ne sistemin energjitik te tyre por dhe vendeve te tjera te rajonit tone.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›