Festat PS Pensionistet pa shperblim
Partia Socialiste konsideroi deshtim te turpshem mungesen e shperblimeve per pensinistet nga qeveria kete fundvit. Duke nenvizuar se kjo ndodh per here te pare gjate dhjete viteve te fundit, Partia Socialiste tha tradita e shperblimeve u prish per shkak te korrupsionit qeverises dhe paaftesise se qeverise Berisha.
"Ku ka dështim më të turpshëm për Sali Berishën se sa fakti që ai e ka katandisur shtetin shqiptar në atë derexhe sa nuk ka më para as për tu paguar pensionistëve, të papunëve dhe familjeve në nevojë shpërblimin e fundivitit. Dhe arsyeja për këtë është e thjeshtë. Korrupsioni i Sali Berishës dhe i oborrit të tij, paaftësia e Sali Berishës dhe qeverisë së tij, papërgjegjshmëria dhe maxhoranca e votave të vjedhura i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shtetit dhe pasuritë e shqiptarëve. Vetëm koncertet dhe spotet propagandistike që ka organizuar gjatë vitit 2010 Sali Berisha ka kushtuar më shumë se sa shpërblimi i fundvitit për këto kategori. Por Sali Berisha ka prioritet koncertet dhe propogandën dhe jo hallet e njerëzve", deklaroi Eglantina Gjermeni, deputete e PS.
Rovena Moçka