E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll ceshtjen e 20 . Rrezohen dhe akuzat e Braces

Prokuroria e Tiranes ka pushuar ceshtjen ne lidhje me akuzat e ngritura nga Albana Vokshi ndaj kreut te Partise Socialiste Edi Rama per 20 per qëindeshin e lejeve te ndertimit.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore si pyetja e shtetasve Albana Vokshi dhe Erion Braçe; pyetja e të gjithë ortakëve të shoqërisë « Vision Construction »  dhe njëkohësisht kur është konsideruar e domosdoshme është kryer ballafaqimi në mes këtyre shtetasve. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetases Albana Vokshi që kanë lidhje me veprime korruptive para dhe gjatë momentit të nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të dt. 05.02.2008, nuk ekzistojnë", tha Plator Nesturi, zedhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ne nje konference te posacme per shtyp organi i akuzes beri me dije se krahas kesaj eshte pushuar dhe ceshtja e akuzave te ngritura nga Erion Brace per monopolizim dhe perfitim ne kundershtim me ligjin te marreveshjeve te hidrokarbureve.

"Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetasit Erion Braçe, në lidhje me veprime në kundërshtim me ligjin të nëpunësve shtetërorë në rastin e marrëveshjeve hidrokarbure, të lidhura ndërmjet shoqërisë Albpetrol sh.a dhe shoqërisë ”Stream Oil & Gaz” Ltd”, nuk parashikohen nga ligji si vepër penale. Për këto dy raste te sipërpërmendura, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pushimin e çështjes", tha Nesturi. Organi i akuzes beri me dije se deponimet e tjera te deputetit te Partise Socialiste mbi hidrocentralet jane ndare vecmas per tu hetuar.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›