Shkodër, 51 vjecari ekzekutohet me armë zjarri
SHKODER- Një vrasje me armë është shënuar në orët e pasdites në fshatin Trush të komunës Bërdicë, në afërsi të qytetit të Shkodrës.
51 vjecari Sabah Ramadani ka mbetur i vdekur në vend pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i identifikuar tashmë nga policia.
Mësohet se viktima ka qenë banor i fshatit Trush, ndërsa autori i krimit ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Burime nga policia shprehen se tashmë është lokalizuar dhe vendi ku ndodhet autori, ndërsa forca të policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Përsa i përket motiveve të ngjarjes, nuk ka ende një version zyrtar të policisë, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një konflikt banal mes autorit dhe viktimës.
(e.n/news24/BalkanWeb)