E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dy deputete të PASOK kërkojnë “qeveri universale”

ATHINE- Dy deputete greke të grupit parlamentar të PASOK, Katerina Baceli dhe Eva Kaini, kërkuan sot krijimin e një “qeverie universale”, pasi sic e argumentuan është e vetmja zgjidhje për vendin në këtë situatë.

Deputetja Kaili, tha për një TV, kjo kërkesë mbështetet nga 10 anëtarë të PASOK.

Kjo e fundit e cila dje i dërgoi një letër Kryeministrit duke kërkuar krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar me një kryeministër tjetër , sot e la të hapur mundësinë për të mos i dhënë të premten votën e besimit qeverisë, pasi prêt të mësojë rezultatet e takimit në Kanë.

Deputetja Baceli deklaroi se nuk është për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, pasi ato nuk e shpëtojnë vendin por e cojnë atë në anarki.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›