E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Shpërthim në Athinë, dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar të dielën në mbrëmje në afërsi të qendrës së Athinës. Atentati ndodhi para ndërtesës së një shoqërie sigurimesh dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Mediat shkruajnë se përpara shpërthimit ishte regjistruar një telefonatë anonime në njërën prej gazetave vendase. Kohët e fundit është rritur numri i atentateve dhe sulmeve që kanë ndodhur në Greqi, ndërsa përgjegjësia për to, është marrë nga të ashtuquajturat grupe autonome. Pas vdekjes së një të riu nga një plumb i policisë dhjetorin e vitit të kaluar, aktet e dhunës janë shtuar ndjeshëm. Javën e kaluar tre persona mbetën të plagosur në zona të ndryshme të Athinës brenda 24 orëve, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur . Policia tha se dyshonte se tre incidentet mund të ishin të lidhura me njëri tjetrin, duke shënuar kështu orë te tjera terrori në Athinë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›