Greqi, Trichet: Kredia e dytë nuk do pengohet nga garancitë
ATHINE- Çështja me garancitë nuk do ta pengojë realizimin e kredisë së dytë për Greqinë, deklaroi kryetari i Bankës Evropiane Qendrore, Jean-Claude Trichet.
Ai shpjegoi se suksesi i programit stabilizues grek varet nga vendosmëria dhe përkushtimi i autoriteteve greke dhe u bëri thirrje për realizim sa më shpejt të vendimeve të miratuara në samitin e liderëve të vendeve të zonës euro më 21 korrik në Bruksel, me të cilat është vendosur që Greqia të përfitojë një kredi të dytë shpëtimi.
Greqia duhet të përfitojë muajin e ardhshëm një kredi prej tetë miliardë dollarësh nga kredia e parë shpëtuese me një vlerë prej 110 miliardë eurosh.
(atsh/balkanWeb)