Barcelona nuk ka të ndalur
MONACO-Barcelona ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Stade Louis të Monacos ndaj Portos, sfidë kjo që ishte e vlefshme për Superkupën e Evropës.
Në ndeshjen që përfundoi mbrëmë në Monte Carlo, katalanasit mposhtën fituesin e edicionit të kaluar të Europa League.
Porto e nisi më mirë takimin duke e dominuar në tërësi. Sidoqoftë, Lionel Messi në minutën e 39-të shënoi 1-0.
Messi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Portos dhe me mjeshtri që e karakterizon vetëm atë shënoi golin e fitores.
Në pjesën e dytë ndeshja tensionohet. Cesc Fabregas dhe Sanchez inkuadrohen në lojë së bashku me Sergio Busquets.
Dhe vetëm tetë minuta pasi u inkuadrua në lojë (88’), Cesc Fabregas e shënoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës, kjo më shumë falë Leo Messit që asistoi. Ishte ky goli për 2-0, që dhe ia garantoi titullin e dytë Fabregasit brenda një jave, përderisa gjashtë vjet te Arsenali nuk fitoi asgjë. Dy minuta para këtij goli, Rolando u largua nga loja.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0, kurse edhe Fredi Guarin u përjashtua po ashtu me karton të kuq.
Kështu Barcelona shpallet kampione absolute me fitimin e këtij trofeu, dhe nëse do ta fitojë edhe Kupën e Botës për Klube në dhjetor, atëherë do të kompletojë pesë tituj brenda vitit 2011. Një gjë është e sigurt, ky ekip nuk ka të ndalur.
(d.b/BalkanWeb)