E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në kufirin Kosovë- Shqipëri bëhet trafik armësh e droge”

SERBI Në një shkrim të titulluar “Kosova më shton dëshirën t’ia fus me shpullë ndonjërit”, agjencia B92 citon ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, që thotë se krimi që ndodh në veri të Kosovës nuk është asgjë me atë që ndodh në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Ai tha se ‘pyet veten nëse komuniteti ndërkombëtar mendon se inteligjenca jonë është kaq e ulët”. “Ne jemi njerëz të kulturuar, por ndonjëherë kam dëshirë t’ia fus ndonjërit me shpullë për shkak të këtyre përpjekjeve për të na nxjerrë ne budallenj,” tha Daçiç. Duke përmendur kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, ai tha se historitë e kontrabandës së cigares e naftës në veri të Kosovës nuk janë asgjë në krahasim me pikat e tjera doganore ku kalohen armë e bomba.

“Ajo që po ndodh është një përpjekje për të artificialisht të krijuar një imazh në lidhje me problemin e veriut të Kosovës, kur problemi është fakti se serbët nuk dëshirojnë të jetojnë sipas rregullave të qeverisë (shqiptarë të Kosovës) në Prishtinë”, tha ai. “Të gjitha përpjekjet duhet të investohen në aktivitete që do të mbrojnë interesat e shtetit në mënyrën më të mirë” vazhdoi Daçiç. “Është e qartë se zgjidhjet e paraqitura deri tani nuk kanë dhënë rezultate praktike. Serbia duhet të pranojë gabimin pasi nuk vjen me një propozim që do të zgjidhë çështjen e Kosovës në një mënyrë të pranueshme. Çështja e Kosovës nuk është problem e këtij brezi vetëm, por më tepër një gamë të tërë të brezave idetë e të cilëve kanë qenë joefikase. Prandaj, politikanët nuk duhet të përpiqen për të qenë autorët e "një përrallë", por më tepër duhet të ndjekë një politikë të bazuar në realitet” ka përfunduar Daçiç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›