Greqi, Veniozelos: Tatime të vecanta mbi pronat
ATHINE-Masat e reja për të cilat u ra dakort në mbledhjen informale të qeverisë sot paradite në Selanik nën kryesimin e kryeministrit Jorgos Papandreu, i shpalli në një konferencë shtypi ministri i Financave Evangelos Venizelos.
Ministri i Financave deklaroi se "ajo me të cilën po përballemi nuk ka asnjë lidhje me vizitën e Trojkës, por me nevojën e një përgjigjeje që duhet të japë Greqia në atmosferën e krijuar ditët e fundit, kur po dëgjohen gjithnjë e më shpesh skenarët për daljen e vendit nga zona Euro”.
Kabineti qeveritar mori sot vendim unanim për të zbatuar plotësisht detyrimet për vitet 2011 dhe 2012, më qëllim uljen e deficitit buxhetor për këto vite. Kabineti vendosi gjithashtu të përshpejtojë miratimin e buxhetit të vitit 2012. Deri në 3 tetor drafti do t'i paraqitet Parlamentit dhe votohet deri në fund të tetorit.
Një tjetër masë me rëndësi ishte miratimi i një tarife të posacme e të përkohshme për pronat dhe pasuritë e patundshme. Përshkallëzimi i tarifës do të varet nga kriteret sociale dhe mbledhja e saj do të bëhet me këste nëpërmjet faturave të energjisë elektrike.
Qeveria vendosi gjithashtu të shkurtojë një rrogë të tërë për të zgjedhurit që nga presidenti, kryeministri, ministrat, kryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm të ministrive.
(d.b/BalkanWeb)