Tafaj: Arsim cilësor për të gjithë, sfida jonë
TIRANË -Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i uroi sot suksese mësuesve dhe nxënësve të të gjithë arsimit parauniversitar, të cilët fillojnë nesër vitin e ri shkollor.
Një urim të veçantë ministri Tafaj u drejtoi fëmijëve, të cilët ulen nesër në bankat e klasës së parë, duke nisur kështu rrugën e gjatë të dijes.
Ai tha se nxënësit këtë vit do të gjejnë një shkollë më miqësore, të afërt dhe me mësimdhënie më cilësore. “Sistemi arsimor po zhvillohet me shpejtësi. Janë shënuar arritje shumë të rëndësishme sasiore. Por ne jemi të vetëdijshëm që arritjet sasiore duhet të kthehen në cilësi, që nxënësit të fitojnë dije, duke i shërbyer formimit të tyre si qytetar të një shoqërie demokratike”, shprehet ministri, duke theksuar se, "Arsim cilësor për të gjithë është sfida jonë".
Në emër të kësaj sfide, Tafaj, tha se rritja e pjesëmarrjes në arsimin parashkollor i shërben zbutjes së ndryshimeve që ekzistojnë midis fëmijëve që vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, çka garanton rezultate më të mira në gjithë procesin e edukimit, edhe në nivelet e tjera të shkollimit bazë dhe atij të mesëm. “Synojmë që mbi 80% e fëmijëve 5-vjeçarë të vijojnë një vit parapërgatitor", tha Tafaj.
Ai vlerësoi se mësuesit dhe shkollat po punojnë me përkushtim, në mënyrë që çdo fëmijë të përfundojë arsimin bazë, pasi synohet arritja e “braktisjes zero“ të arsimit të detyruar.
Thithja e nxënësve të komunitetit rom mbetet ende parësore për të rritur shanset e tyre në jetë dhe për integrimin e plotë në shoqëri. Në ditën e parë të shkollës, çdo nxënës i komunitetit rom do të marrë falas paketën e plotë të teksteve.
Tashmë çdo nxënës që përfundon arsimin bazë ka mundësi reale të vazhdojë arsimin e mesëm. “Këtë vit në kuadër të vlerësimit internacional "PISA 2013", sistemi ynë i arsimit bazë do të vlerësohet për matematikën”, bëri të ditur ministri, duke ripërsëritur se modernizimi i arsimit profesional mbetet një prioritet edhe këtë vit shkollor.
Shkollat profesionale, tha Tafaj, do të transformohen në qendra të hapura gjatë gjithë ditës dhe aty do të mësojnë jo vetëm nxënësit e rregullt, por edhe të rinj, të cilët, për shkaqe të ndryshme, kanë filluar të punojnë, si dhe të rriturit që dëshirojnë të formohen në një profesion.
Këtë vit, risi përbën edhe përfundimi i reformës së përmbajtjes së arsimit bazë. Ministri ftoi mësuesit dhe prindërit të bëhen pjesë e kësaj reforme.
Viti mësimor përkon me veprimtaritë e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku çdo shkollë do të zhvillojë një program të gjerë të veprimtarive shkollore dhe jashtëshkollore.
Drejtoritë e rreth 376 shkollave të mesme dhe 1749 shkollave 9-vjeçare, në të gjithë vendin, me rreth 650 mijë nxënës, janë gati për të nisur vitin e ri shkollor më 12 shtator.
(d.b/BalkanWeb)