Greqi/ Zjarret i afrohen Athinës, digjen disa shtëpi
Një zjarr masiv jashtë Athinës u përhap me shpejtësi drejt kryeqytetit mëngjesin e së dielës. Gjerësia e zjarrit tashmë përfshin një distancë prej më shumë se 20 kilometra dhe zjarrëfikësit nuk kanë qënë në gjendje të kontrollojnë flakët. Zyrtarët e zjarrfikëses kërkuan ndërhyrjen e ushtrisë pasi ata dështuan për të vendosur nën kontroll flakët.
Deri në orët e para të mëngjesit zjarri ka përfshirë 10 fshatra, duke djegur disa shtëpi. Zyrtarët e brigadës së zjarrfikëses nuk mund të konfirmonin numrin e saktë të shtëpive të shkatërruara.
Zjarri gjithashtu ka djegur mijëra hektarë pyje dhe shkurre, toka bujqësore dhe ullishte. Deri tani askush nuk është plagosur duke qënë se fshatarët u evakuuan nga zona gjatë natës.
Zjarri arriti shumë pranë malit Pendelis në periferi të Athinës, ku ndodhen gjithashtu një spital për fëmijë dhe një kamp veror. Të dy janë evakuuar si një masë parandaluese.
Më shumë se 270 zjarrfikës, 340 forca nga ushtria, marina dhe forcat ajrore, 100 automjete zjarrfikëse janë duke marrë pjesë në zonat e prekura nga zjarri, në përpjekje për të shuar flakët.
Ushtria ka dërguar buldozerë dhe ambulanca për t'u kujdesur për ndonjë të plagosur. Ndërprerje të energjisë u njoftuan në rajon pasi shtyllat e tensionit të lartë u prekën nga zjarri.
Zjarri nisi të premten në mbrëmje në rajonin e Grammatikos, vetëm 55 kilometra larg Athinës.
Zjarrfikësit fillimisht vendosën nën kontroll flakët por më vonë humbën kontrollin të shtunën në mëngjes, kur zjarri u përhap në ju, perëndim dhe në lindje të Grammatikos.