Guardia di Finanza ndalon gomonen me 300 kg drogë
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ANSA, ku thuhet se varka e vogël, me drita të fikura, po tentonte të zbarkonte në brigjet e Salentos. Ndalimi u bë pas një ndjekjeje të gjatë nga roja bregdetare e "guardia di finanza" falë përdorimit të helikopterëve dhe një avioni. Katër skafistët u arrestuan. Nuk ka ende informacion për origjinën e drogës dhe kombësinë e trafikantëve.