E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Qeveria pa plan konkret për veriun e Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish kritikoi liderët institucionalë për mosveprim dhe pasivitet në çështje nacionale. Haradinaj tha se protokolli i EULEX-it për bashkëpunim policor me Serbinë është pasojë e mungesës së një plani konkret për veriun e Kosovës. Këto deklarata ai i bëri pas prezantimit të Xhevat Ollurit, ish- kryetar i Lipjanit si kandidat të AAK-së për zgjedhjet e 15 nëntorit. Haradinaj mohoi se Blerim Shala do të jetë kandidat i AAK-së për Prishtinën, duke thënë se është afër vendimit për kandidatin që do të garojë për kryeqytetin.
start/atsh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›