E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, protesta kundër presidentit, të paktën 10 të arrestuar

Policia nigeriane përdori gazin lotsjellës dhe shkopat e gomës për të ndaluar një protestë të paligjshme kundër vendimit të presidentit Mamadou Tandja për të zgjatur mandatin e tij në detyrë, duke arrestuar të paktën 10 persona thanë dëshmitarët.
Incidenti në kryeqytetin Niamei ishte një shënjë e vogël e trazirave të fundit në shtetin saharian prodhues të uraniumit, që kur Tandja deklaroi fitoren këtë muaj me anën e një referendumi të diskutueshëm që i dha atij 3-vje të tjera në detyrë.
Përplasjet ndodhën kur një grup protestuesish kundërshtuan hapur vendimin jashtë parlamentit. Një nga të arestuarit ishte dhe Bazoum Mohamed, zëvendëspresidenti i Partisë kryesore opozitare, për Demokraci dhe Socializëm.
Tandja e ka justifikuar zgjatjen e mandatit, i cili ka ngjalluar kritika të shumta ndërkombëtare, duke argumentuar se populli nigerian kërkon që ai të qëndrojë në pushtet për të kontrolluar marrëvshjet prej multi miliona dollarësh të naftës, minierave dhe infrastrukturës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›