Greqi, akuzohej për grabitje, arratiset nga zyra e prokurorit shqiptari

Një shqiptar i dyshuar për grabitje bankash ka marrë arratinë nga mjediset e Prokurorisë së Athinës ku po merrej në pyetje nga një prokuror. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat citojnë policinë e Athinës e cila thekson se i arratisuri është një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar nën dyshimet se ishte i përfshirë në një seri grabitje bankash në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në prokurorinë e Kolonasë në Athinë ku shqiptari ishte në dhomën e marrjes në pyetje në momentet kur prokurori doli një çast jashtë në korridor shqiptari përfitoi nga pakujdesia e tij për të rifituar lirinë.
Më herët, avokati i të dyshuarit kishte kërkuar që gjatë seancës së marrjes në pyetje, të mos kishte policë, për shkak të sekretit hetimor të çështjes, ndaj të dy uniformat blu që gjendeshin dolën jashtë.
Shqiptari ka vrapuar drejt një dritareje të zyrës dhe është hedhur edhe pse zyra ishte në katin e dytë të ndërtesës dhe më pas ka vrapuar për në drejtim të paditur. Mësohet se shqiptari ishte transferuar në zyrat e hetimit në Kolono, dje në orën 10.20, ndërsa mbahej në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo.